Amendimi në Parlament/ LSI kundër qeverisë, Vasili: Rritja e akcizës për gazin, kosto që  rëndon  xhepin e qytetarëve

0
157

“LSI ka argumentuar se është fakt që është rritur numri i makinave që punojnë me gaz dhe shumë qytetarë i kanë kthyer makinat me gaz, pikërisht për shkak të çmimit të lire”

Lëvizja Socialiste për Integrim del kundër qeverisë lidhur me një ndër pikat e projektbuxhetit për vititn 2017. Përmes një letre të firmosur nga kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili, LSI u shpreh kundër rritjes së akcizës për gazin e lëngshëm. Edhe pse aleate kryesore në koalicionin qeverisës insiston, deri në mosvotim të ligjit në fjalë nëse nuk ndryshohet qëndrimi. Rritja e çmimit të gazit është një nismë e ministrit të Financave, Arben Ahmetaj dhe atij të Energjisë, Damian Gjiknuri. Sipas tyre rritja e çmimit të gazit nuk do të prekë konsumatorët, por vetëm prodhuesit e makinave. Por LSI, e konsultuar me qytetarët të cilëve iu rëndohet barra e taksave, ka  firmosur kërkesën për mosmiratim të kësaj takse. Sipas Vasilit kjo rritje është shumë e lartë në krahasim me çmimin e gazit për automjete që është tani dhe ky fakt do të sillte rëndimin e xhepave të njërëzve me taksa e tarifa. Po ashtu LSI ka argumentuar se është fakt që është rritur numri i makinave që punojnë me gaz dhe shumë qytetarë i kanë kthyer makinat me gaz, pikërisht për shkak të çmimit të lirë.

 

Letra e Vasilit

Grupit Parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim paraqiti dje në mëngjes në Kuvendin e Shqipërisë propozimin për amendimin e projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.  Amendamenti që propozon Grupi Parlamentar i LSI-së lidhet me vendosjen e akcizës për gazin e lëngshëm që përdoret nga mijëra qytetarë për furnizimin e automjeteve të tyre.  “Propozojmë heqjen e nenit 4 të projektligjit të paraqitur”, thuhej në letrën e Vasilit. Ndërkohë në relacionin që shoqëronte kërkesën, kreu i grupit parlamentar argumentonte se vendosja e akcizës për gazin e lëngshëm që përdoret nga mijëra qytetarë për furnizimin e automjeteve të tyre është një kosto që e rëndon buxhetin e familjarëve.  “Rritja është tepër e lartë, krahasuar kjo me çmimin aktual të gazit që përdoret për furnizimin e automjeteve të qytetarëve. Është fakt që janë shtuar së tepërmi automjetet familjare që përdorin gaz të lëngshëm dhe ku për këtë arsye mijëra qytetarë kanë përshtatur automjetet për përdorimin e gazit duke shpenzuar jo pak për këtë. Gjithashtu, biznese të vogla dhe të mesme, edhe të mëdhenj mes tyre, mjetet e transportit prej kohësh, për efekt kostoje, i kanë orientuar drejt përdorimit të gazit të lëngshëm. Rritja me 13 L/litër ose thënë akoma një rritje më shumë se 25% e çmimit aktual, do t’i rëndonte së tepërmi buxhetet e këtyre sipërmarrësve të cilët u ka kushtuar jo pak instalimi i impianteve të gazit të lëngshëm, modernë e të sigurt, duke përllogaritur si zgjedhjen më të mirë edhe sepse gazi i lëngshëm nuk përfshihej në mallrat e akcizës. Në kushtet kur qytetarët përballen me mjaft vështirësi ekonomike, është jo i arsyeshëm rëndimi i tyre me vendosjen e kësaj akcize. Akoma më i domosdoshëm bëhet mosmiratimi i saj edhe në kushtet e luhatjes së vazhdueshme të çmimeve të karburanteve, të cilat përballen qytetarët me shpenzime shtesë që rëndojnë shumë buxhetin familjar”, thuhej në amendimin e LSI. Më tej ë letrën e tij kreu i grupit parlamentar Vasili ju referua edhe Vendimit Nr. 762, dt. 16.09.2015 “PËR MIRATIMIN E DOKUMENTIT PËR PËRCAKTIMIN E KONTRIBUTIT KOMBËTAR TË PIKËSYNUAR KUNDREJT ARRITJES SË OBJEKTIVAVE TË KONVENTËS KUADËR TË KOMBEVE TË BASHKUARA”. “Sipas raportit të përgatitur dhe miratuar me këtë VKM është parashikuar që 116 kTon CO2, ose 16% e kontributit total, do të reduktohet nga zëvendësimi i karburantit të makinave me gaz natyror. Një akcizë prej 13 lekësh/litër do të dekurajonte përdorimin e gazit natyror dhe do të vështirësonte përmbushjen e këtij objektivi kombëtarë”,  theksohej në propozimin e LSI.

275147f2-73c0-4b5b-9ffb-dd8fa8420366

d509c547-a79c-4bf9-8460-ba5f95a83245

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here