I jepet lamtumira 18-vjeçarit të aksientuar, ja ç’thonë prindërit (VIDEO)

0
274

Është përcjellë për në banesën e fundit trupi i pajetë i 18­vjeçarit Kristi Panajtoti i cili mbeti i vdekur mbrëmjen e djeshme në një aksident në rrugën Skelë ­Ujë i Ftohtë. Trupi i pajetë i 18­vjeçarit është përcjellë në drejtim të Dhermiut aty ku do të bëhet edhe varrimi. Fillimisht kortezhi mortor ka ndalur në vendin ku u aksidentuan dy të rinjtë dhe për pasojë njëri prej tyre mbeti i vdekur. Me lot në sy babai i Kristit bën apel që të vihen përballë drejtësisë shkaktarët dhe kushdo që mund të ketë fajin në këtë aksident.

Duke hedhur lule në gropën e madhe ku përfundoi makina. Renato Panajoti babai i viktimës kërkon drejtësi dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes, pasi makina nuk doli nga rruga por përfundoi në mes të gropës së hapur në mes të rrugës nga firma e punimeve. Edhe nëna e 18­vjeçarit A. Panajoti kërkon apel, drejtësi. Me lot në sy bëjnë thirrje që sa më shpejt ,mbrapa hekurave të vendosen shkaktarët e këtij aksidenti cilido qofshin ata. Ndërkohë pritet zbardhja e plotë e ngjarjes nga Prokuroria dhe policia dhe dokumentimi i plote i ngjarjes

VIDEOT E AKSIDENTIT

“Panorama.al” sjell videon ekskluzive nga vendi i ngjarjes ku ndodhi aksidenti tragjik që i mori jetën 18­vjeçarit Kristi Panajoti, djalit të biznesmenit Renato Panajoti. Ai po udhëtonte me të afërmin e tij Petro Beja në aksin Skelë­Ujë i Ftohtë, kur mjeti i tyre ka përfunduar në një kanal. Të afërmit e Panjotit dhe Bejës akuzojnë firmën që po punon për Lungomaren si shkaktare të aksidentit. Megjithatë hetimet vazhdojnë. Nga videoja e siguruar nga “Panorama” duket qartë gropa r mbushur edhe me ujë në krah të rruges.

Nderkohe, “Panorama.al” sjell edhe pamjet e gropes te hapur ne mes te rruges para aksidentit. Filmimi eshte kryer diten dhe tregon se si eshte devijuar trafiku per rrugen ne fjale./panorama

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here