Motra e Ergi Dinit, këngëtarja e njohur Barbana Dini reagon në rrjetet sociale mes dhimbjes së vdekjes së vëllait dhe inatit që duket se i kanë shkaktuar mediat me postimet e tyre për Ergin. Ajo duket e revoltuar nga videot që qarkullojnë në internet për vdekjen e të vëllait. Ajo ju ka kërkuar portaleve, të mos postojnë video të aksidentit duke i quajtur edhe palaço.
Statusi i Barbana Dinit:
O palaço qe i harxhoni oksigjenin kesaj bote kot!O “gazetar” dhe “aktor” te deshtuar qe nuk dini cfare eshte dhimbja,ju shisni edhe familjen per pak vemendje!Mos nxirrni videot e aksidentit per ca like e qindarka te qelbura se do ju vrase dhimbja jone!Ju te vrisni diten,e te qani naten!Me ka vdekur gjysma e zemres por kam gjysmen tjeter gjalle akoma,prandaj STOP!