Dy fëmijët shqiptarë të vdekur në aksidentin në Serbi, 5 dhe 8 vjeç

0
261

Siç ka raportuar mediumi serb “ALO”, në një aksident trafiku të ndodhur dje rreth orës 1:30 të mëngjesit, kanë mbetur të vdekur fëmijët Muhamed Dvorani (2008) dhe Meldin Dvorani (2011), ndërsa kanë mbetur të lënduar Akrip Dvorani (1978) dhe Petrit Dvorani, shqiptarë të Kosovës dhe që të gjithë me nënshtetësi austriake.

Fatkeqësia ka ndodhur në momentin kur shtetasi i Maqedonisë, Nikola D. (64) derisa po e ngiste kamionin e tij kishte goditur një këmbësor, ndërsa duke tentuar që të mos e shtypte trupin e tij, ka humbur kontrollin ndaj mjetit dhe ka goditur veturën ku ndodheshin tashmë viktimat shqiptare, transmeton Koha.net.

Përveç fëmijëve, “Alo” raporton të ketë vdekur edhe këmbësori i goditur nga shtetasi maqedonas, Nikola D.

“Kanë vdekur dy fëmijë të moshave pesë dhe tetë vjeçare, dhe një mashkull rreth të 45-ave. të lënduar kanë mbetur edhe dy meshkuj, me lëndime të rënda. Një mashkull i moshës së mesme është pa vetëdije në reanimacion, ndërsa tjetri ka qenë në gjendje të qëndrueshme dhe është dërguar në kirurgji”, ka thënë Mirjana Bursaq nga Ndihma e Shpejtë në Serbi.

Sipas saj, fatkeqësia ka ndodhur nga drejtimi i Suboticës për në Novi Sad. Në vendin e fatkeqësisë kanë intervenuar dy ekipe mjekësore, zjarrfikësit dhe policia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here