Shkodër/ Javën e ardhshme nis faza e re e vaksinimit për sëmundjen e gjedhit

0
181

Me fillimin e javës së ardhshme në të gjithë vendin do të nisë faza e re e vaksinimit për semundjen e gjedhit. Lajmi konfirmohet nga numri një i bujqësisë, Edmond Panariti i cili sqaron se janë 50 mijë doza që do të përdoren për vaksinimin e gjësë së gjallë.

Dermatoza nudelare po prek zonat e uleta dhe ministria e linjës ka parashikuar që përveç vaksinimit të të gjitha kafshëve, të mbajë rezerva stok të vaksinës, për shkak të situatës me semundjen që ka prekur të gjithë rajonin.

Edhe pse nuk ka një afat se kur do të nisë, ministri Panariti thekson se për kompensimin e bagëtive të ngordhura preferon shpërndarjen sërish të bagëtive, e jo dhënien e parave në dorë.

Dermatoza nudelare pas zonave malore po shtrihet me shpëjtësi në ultësirën e vendit, duke prekur qindra bagëti dhe duke shkaktuar dëme të mëdha tek fermerët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here