Martohet aktori i famshëm i “Portokallisë”, ja cfarë djeg në vend të shamisë (FOTO)

0
122

Aktori i humorit Rezart Veleshnja, i cili njihet më së shumti me personazhin e tij Betim Spërdhima, ka postuar një foto shumë interesante në profilin e tij në Facebook.

Ai dhe bashkëshortja e tij Pranvera janë prej vitesh bashkë, ndonëse aktori i mirënjohur i “Portokalli”-së nuk ka preferuar ta bëjë kurrë publike jetën e tij private.

Çifti Veleshnja ka qenë i ftuar në një dasmë dhe sigurisht që Betim Spërdhima nuk mund të mos e dokumentonte këtë event me një foto me humor.

Ai ka shkruar se në vend të shamisë ka djegur bluzën e tij duke pozuar krah bashkëshortes. e cila ka qeshur njëlloj si ndjekësit e aktorit në rrjetet sociale.

7

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here