Deputeti Ben Blushi bëri publik në kuvend një fakt, sipas të cilit jugu i Italisë dhe veriu i Greqisë po bëhen gati për të sjellë mbeturinat në Shqipëri.
Ben Blushi: Unë kam ardhur për të votuar kundër ligjit të mbetjeve. Ishte parashikuar të vijë në seancë por nuk ka asnjë alibi pse nuk është sot në seancë për votim. Sot që patën kurajon të mbrojnë. Sillni ligjin në seancë ta votojmë dhe të ndahemi kush është pro dhe kundër importit. Kush do të rrijë në kazan dhe kush do të dalë nga kazani. Keni dy
Unë e di shumë mirë pse nuk e sillni, sepse nuk besoj se s’keni votat, se votat e keqbërësve ka me shumicë
Po ju them se çfarë po ndodh rreth nesh. Janë përgatitur të gjithë kazanët e jugut të Italisë dhe të Greqisë veriore për tu derdhur në Shqipëri. Vetëm 2-3 ditë më parë po më thoshte një mik, që kishte takuar kryetarin e bashkisë së Korfuzit dhe ai i kishte thënë: “Kalojeni sa më shpejt atë ligjin në parlament se nuk kemi ku i çojmë mbetjet tona, ti sjellim në Sarandë, ti sjellim në Sarandë, se skemi ku ti çojmë.”
I bie më lirë sesa ti djegin në Korfuz gjë për të cilin nuk ka ligj. Në rajon nuk ka asnjë vend që ka një ligj të ngjashëm, dhe i kam ftuar këtë kazanollogët e Rilindjes të tregojnë se kush ka një ligj të ngjashëm. E di që sot do dalin me një copë letër dhe do thonë që BE na ka karkuar një ligj. Unë nuk besoj se BE ti kërkojë Shqipërisë hapi dyert për mbetjet e Evropës për aq kohë sa Shqipëria nuk ka kapacitet, nuk ka kapacitet.
Gjithë këto deputetët e rilindjes mund të quhen kazmatollogët e këtij buxheti që do të kalojë javën tjetër në Kuvend dhe sigurisht që nuk mund ta votojë. Jepni një arsyetim sepse kazmatollogët e Shqipërisë kanë vendosur mosjelljen e dekretit të presidentit të cilin duan ta rrëzojnë me cdo kusht për ta mbyllur përfundimisht këtë histori. Dikush do të qëndrojë në kazan dikush do të dalë. E di që një pjesë e madhe do të vazhdojë të bashkëjetojë me kazanët. Ka ardhur koha ti marrin prapë shkumësat besoj.