17 të vdekur dhe 37 të plagosur është bilanci i një aksidenti tragjik në Kinë. Në përplasjen fatale të ndodhur në autostradën Pekin-Kunming të veri të provincës Shanxi u përfshinë 56 automjete.
Aksidenti ndodhi në orën 9 të mëngjesit dhe paraprakisht shkak mendohet të jetë moti me shi dhe borë.
Në vendngjarje arritën menjëherë forcat policore, ata të zjarrfikëses dhe ekipet mjekësore. Gjendja e të plagosurve është e qëndrueshme dhe sipas mjekëve plagët më të shumta janë në fytyrë dhe gjymtyrë.
Autoritet ndërkohë kanë nisur hetimet për të kuptuar edhe shkakun e këtij aksidenti masiv.