Historia e të riut shqiptar që përdhunoi infermieren në Itali

0
171

Historia e një të riu shqiptar ka zënë vend kryesor në mediat italiane. 19-vjeçari Enriges Kavalli akuzohet për disa përdhunime.

I riu shqiptar në tetor të këtij viti rrëmbeu dy infermiere dhe njërën prej tyre e përdhunoi në makinë.
Ngjarja ndodhi në Avezzano dhe “viktimë” e shqiptarit Enriges Kavalli ra një nga infermieret e qendrës “La Crisalide”, e cila më pas rrëfeu edhe tmerrin që përjetoi. Shqiptari e lidhi dhe nën kërcënimin e thikës që kishte me vete abuzoi me të seksualisht.
Sipas mediave italiane profesori Paolo Capri, një nga dëshmitarët kryesorë, do të deklarojë nëse shqiptari ishte i aftë mendërisht në momentin që ka kryer krimin.

Pas verdiktit të mjekut specialist, psikiatër, do të mbahet dhe seanca e radhës në 12 dhjetor. Enriges Kavalli akuzohet gjithashtu dhe për një tjetër përdhunim, që në moshën 16-vjeçare./klan

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here