Amnistia e fundvitit, Manjani: Po punojmë, por duhet të bëni durim

0
151

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka deklaruar se institucioni që ai drejton nuk ka ende një projekt për amnistinë e të burgosurve në këtë fundvit.

Kreu i drejtësisë tha se po punojnë për një amnistii ashtu siç po punojmë për një paketë ligjore që transformon ndjekjen penale drejt standarteve të BE-së.

Deklarata e Manjanit në FB

U befasova edhe vetë sot kur lexova gazetat, që shkruan me detaje për një amnisti…!

Urime përfituesve që i aminston media (sipas kritereve te ligjit të vjetshëm), por Ministria s’ka ende nje projekt. Aq më tepër shifra!

Kam folur në parim për një aminsti si pjesë e një pakete të plotë të reformimit të sistemit të ndjekjes penale dhe kaq! Asgjë më shumë!

Megjithatë, ne punojmë edhe për një amnisti, ashtu siç po punojmë për një paketë ligjore që transformon ndjekjen penale drejt standarteve të BE-së.

Shifra mos kërkoni sepse nuk kam ende! Sapo të jemi gati, do tu njoftojmë!

Deri atëhere durim!

manjani

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here