I mituri abuzon me të afërmen 6 vjeçe, babai: E vras nëse s’burgoset

0
197

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para tri ditësh në Berat. Një vajzë 6-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga kushëriri i saj 13- vjeçar. Sipas A1 Report, vajza e mitur ka qenë duke luajtur me 13-vjeçarin në banesën e saj, në momentin që është abuzuar seksualisht nga ai.

Ajo ka njoftuar prindërit për ngjarjen, të cilët e kanë dërguar menjëherë te mjeku gjinekolog. Ky i fundit ka dalë në përfundimin se vajza është abuzuar seksualisht. Prindërit e vajzës kanë bërë menjëherë denoncimin në Polici dhe kjo e fundit ka shoqëruar 13-vjeçarin dhe më pas e ka liruar atë, duke vazhduar hetimin në gjendje të lirë Mirëpo, babai i vajzës, duke folur për mediat ka thënë se nëse nuk mbahet në burg 13-vjeçari, atëherë ai do ta vrasë atë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here