10 orë në Komisariat/ Lirohet studentja që leu me salcë Nikollën: Rezistenca vazhdon! (Video)

0
165

Është liruar pas 10 orësh qëndrim në ambientet e paraburgimit të komisariatit numër 1 në kryeqytet, studentja dhe aktivistja e Lëvizjes për Universitetin e cila i hodhi salcë në kokë Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.

Lirimi i Mirela Rukos është bërë rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm.

Ajo u prit nga miq e aktivistë, të cilët qëndruan gjatë gjihë kohës para komisariatit në mbështetje të saj duke bërë thirrje për lirimin.

Studentja Mirela Ruko do të hetohet në gjendje të lirë, ndërsa ndaj saj policia ka ngritur dy akuza: “Goditje për shkak të detyrës” dhe “prishje të qetësisë publike”.

Materialet në ngarkim të saj do t’i referohen Prokurorisë për hëetime të mëtejshme.

Lëvizja për Universitetin njoftoi lirimin

Lajmin për lirimin e saj e ka konfirmuar në fb edhe Lëvizja për Universitetin.

“Pak momente më parë, pas mbajtjes së padrejtë për më tepër se 10 orë në ambientet e komisariatit nr.1, dhe po kaq orë qëndresë nga studentë, aktivistë e qytetarë, më në fund aktivistja Mirela Ruko u lirua. Ajo falënderon të gjithë për mbështetjen dhe solidaritetin dhe jep një mesazh, që nuk duhet të lërë indiferentë pushtetarët”.

“Rezistenca do të vazhdojë, edhe më e fortë! Pushtetarët nuk kanë parë gjë akoma! Për Universitetin, Për Shoqërinë!”- thuhet më tej në postimin e Lëvizjes për Universitetin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here