Ja si u arrestua djali i xhaxhait të kreut të Tatimeve në Dibër për drogë

0
204

Denoncimin që bëri në Kuvend demokrati Edi Paloka, se ishte arrestuar me 75 kg drogë i afërmi i kreut të Tatimeve në Dibër Dionis Imeraj, Islam Imeraj, e konfirmoi edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, po në Kuvend, nga ku tha se operacioni ishte bërë dy ditë më parë dhe trafikantët janë kapur mat në një lokal. “Të korigjoj, Dionis Imeraj nuk ka fare vëlla. E dyta, aksioni ka ndodhur pardje, jo sapo, je dy ditë vonesë, ka dalë dhe filmimi i aksionit, janë arrestuar në një lokal, kanë dalë edhe emrat, dhe je me dy ditë vonesë, për opozitën është e pafalshme, 48 orë vonesë”, iu drejtua Tahiri, Palokës.

Por për çfarë bëhet fjalë? Dy ditë më parë Policia shpërndau për mediat njoftimin dhe pamjet me video të arrestimit të disa personave në një lokal në Durrës të cilët tha se gjatë operacionit të koduar ”Flash”, u finalizua me sekuestrimin e 70 kg marjuanë dhe 3 automjete, dy prej të cilave me lëndë narkotike dhe njëra shoqëruese.

JA INFORMACIONI I POLICISE:

Agjentët e Anti-drogës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë goditur një grup të rinjsh, të cilët në bashkëpunim më njëri-tjetrin transportonin lëndë narkotike nga njëri qytet i Shqipërisë në një tjetër. Ata u prangosen teksa ishin duke pirë kafe në një lokal në Durrës, qytet ku kishin sjellë drogën përmes makinave që nga Vlora. Janë arrestuar në flagrancë shtetasit: 1. Pilo Zanaj 34 vjeç, banues në Kaninë, Vlorë, i dënuar më parë për trafikim narkotikësh; 2. Besian Halka 18 vjeç, banues në Shkozë, Tiranë; 3. Xhevahir Mici 25 vjeç, banues në Mëzes, Tiranë; 4. Islam Imeraj 31 vjeç, banues në Babrru, Tiranë; 5. Armando Bardhi 23 vjeç, banues te Fresku Tiranë. Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 15.11.2016, rreth orës 20:00, në lagjen Nr.14 Durrës janë kapur në flagrancë duke transportuar nga qyteti i Vlorës për në Durrës, me automjetet tip Benz me targa AA 263 FD me drejtues shtetasin Pilo Zanaj dhe mjetin tip B.M.W me targa AA 823 AY me drejtues shtetasin Besian Halka, një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit “Marjuanë”, e futur në 12 thasë me peshë rreth 70 kg. U sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• rreth70 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marjuanë;

•automjetet tip Benz dhe BMW, të cilat shërbenin për transportimin e lëndës narktotike;

• mjeti shoqërues tip Benz më targa AA 999 HP me drejtues shtetasin Armando Bardhi;

•10 aparate telefoni celularë;

• karta identiteti dhe pasaporta.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here