LAJMI I FUNDIT/ Shpërthen me eksploziv makina në qendër të Fushë-Krujës

0
172

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur banorët e Fushë-Krujës pasditen e sotme. Një sasi lënde eksplozive i është vendosur një mjeti, i cili ka shpërthyer në qendër të qytetit. Për pasojë janë dëmtuar edhe dy automjete që ndodheshin pranë kësaj makine. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45, në kohën kur automjeti që ka shpërthyer ndodhej para Shtëpisë së Oficerëve në Fushë-Krujë. Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa drejt vendngjarjes janë nisur forcat e policisë. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, ndërsa hetimet paraprake pritet të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen./Bw

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here