Prokuroria kërkon 2 vite burg për ish gjyqtarin Ibrahim Hoxha

0
164

Ish gjyqtari i Gjykatës së Tiranës,  Ibrahim Hoxha, rrezikon të dënohet me 2 vjet burg.

Në seancën e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda duke lexuar pretencën prokuroria kërkoi dënimin me 3 vjet burg por duke pranuar gjykimin e shkurtuar ky dënim ulet në 2 vjet burg. Gjithashtu prokuroria kërkon heqjen e së drejtës të ushtrimit të profesionit gjithashtu për 3 vite.

Ai akuzohet se ka marrë 600 mijë lekë të reja nga një person, palë në një proces gjyqësor civil që drejtohej prej tij.

Me gjyqtarin të pandehur janë marrë dhe djali i tij Lejdon Hoxha si dhe Dritan Jazhexhiu palë në proces njeriu që ka pranuar të japë lekët për të fituar gjyqin dhe Novruz Gajdja ndërmjetësi

Për djalin e tij Ledjon Hoxha prokuroria kërkoi 20 muaj shërbim prove.  U kërkuan 10 muaj për Novruz Gajden, dhe 12 muaj burg për Dritan Jazenxhiun.

“Në vijim të veprimeve hetimore, Prokuroria për Krime të Rënda ka zbuluar se gjyqtari Hoxha ka kërkuar shumën 800 mijë lekë të reja, për të dhënë vendimin në favor të Dritan Jazexhiut. Sipas hetimit, është provuar se të pandehurit kishin rënë dakord që pjesa e parë e parave, prej 600 mijë lekë, të jepeshin një ditë para vendimit. Pjesa e mbetur e parave, 200 mijë lekë, do të jepeshin pas dhënies së vendimit”sqaronte prokuroria në dosjen e saj ditën kur iu komunikua akuza gjyqtarit dhe ai u mor i pandehur (20 korrik 2016)

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Ibrahim Hoxha u hetua në gjendje arresti burg
Ai u arrestua mbrëmjen e 2 majit 2016 së bashku me djalin e tij dhe më 3 maj KLD e pezulloi nga detyra.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here