Tiranë/ Ektsradohet shqiptari i denuar me burgim të përjtetshëm

0
60

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Greqia një shtetas të dënuar me burgim të përjetshëm.
Specialistët e Interpol Tirana kanë kryer ekstradimin nga Greqia drejt Shqipërisë, të shtetasit shqiptar: Feta KAJA, 40 vjeç, lindur në Fier. Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Fier, me vendim nr. 44, datë 27.02.2002, e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për veprën penale të “Vjedhjes me pasojë vdekje” parashikuar nga neni 141 i K.Penal.

Ky shtetas me datë 07.08.1999, rreth orës 23:00 në fshatin Kallm, Fier, në bashkëpunim me dy shtetasit e tjerë V. P dhe J. B kanë vrarë me armë zjarri shtetasit B. D dhe N. D, dhe më pas kanë vjedhur në banesën e tyre një shumë të konsiderueshme parash. B. D dhe N. D, sapo ishin kthyer nga emigrimi në Greqi. I ekstraduari, në Aeroportin “Nënë Tereza”, Tiranë, iu është dorëzuar autoriteteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here