Shqiptarja dënohet me 30 mijë euro gjobë për shkak të perçes

0
249

Një shqiptare që jeton në Itali ka marrë një dënim me gjobë për shkak se ka refuzuar të heqë veshjen tradicionale myslimane. Protagonistja një 40-vjeçare, rreth dy javë ma parë ishte paraqitur me perçe, veshje që tregon vetëm sytë, në mbledhjen e këshillit të Pordenone për fëmijët.

Gjyqtari e dënoi shqiptaren me katër muaj burg, dënim i cili u konvertua me 30 mijë euro. Dënimi i saj erdhi pasi refuzoi të identifikohej në mbledhjen e këshillit të qytetit. Pas kësaj, kreu i bashkisë, Antonio Di Bisceglie thirri policinë për të bërë identifikimin e saj. Gruaja shqiptare po merrte pjesë në mbledhjen e të rinjve, ku djali i saj ishte një prej të zgjedhurve.Por, pavarësisht prezencës së policisë gruaja sërish refuzoi duke sjellë kështu ndërprerjen e mbledhjes.

Çështja përfundoi në gjykatë, ku u njoh shkelja e nenit 5 të ligjit të 22 majit të vitit 1975 që ndalon përdorimin e helmetave mbrojtëse dhe çdo barrierë tjetër që pengon njohjen e personit në publik pa justifikim.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here