Ekzekutimi në Itali, njëri prej kushërinjve kërkoi ndihmë të dilte nga makina, ja ç’thotë dëshmitari okular (Video)

0
213

Detaje të reja mbi ekzekutimin e dy kushërinjve nga Mirdita mbrëmjen e djeshme në Milano të Italisë. Një banor  i zonës kishte qenë duke parë tv kur dëgjoi të shtënat

“Jam i sigurtë se njëri prej tyre ishte ende gjallë pas të shtënave me pistoletë” tregon një i moshuar që banon në pallatin poshtë të cilit ka ndodhur tragjedia.

“Po shikoja tv kur dëgjova të shtëna që fillimisht mu dukën sikur ishin fishekzjarre. Kam zbritur menjëherë dhe pashë një makinë që ishte gjithë shenja të plumbave dhe përmbysur nga njëra anë.

“Njëri prej të dyve ishte gati poshtë makinës, dhe i dukej koka. I dyti ishte gjallë dhe kërkonte ndihmë duke u përpjekur për të dalë nga makina por ishte e kotë”

Ndonjë prej banorëve të lagjes janë përpjekur ta kthejnë makinën por ka qenë e pamundur, po ashtu dikush tjetër është përpjekur për nxjerrë nga makinë atë që ishte gjallë por gjithçka ka qenë e kotë

Kushërinjtë nga Mirdita Agron Lleshaj, 27 vjeç dhe Alban Lleshaj 24 vjeç rezident në Parabiago (Milano) u ekzekutuan mbrëmjen e djeshme në makinë. Pista kryesore e hetimit është ajo e larjeve të hesapeve në botën e drogës .

 

italiitali2itali3itali4itali5itali6

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here