E dini ku duhet vendosur qumështi në frigorifer?

0
238

Vendosja e qumështit në pjesën e sipërme (kur ngrirja është poshtë) të frigoriferit, ku temperatura është më e lartë, nuk rekomandohet nga ekspertët.

Ata këshillojnë që, për ushqimet të cilat kanë një farë rrezikshmërie, si qumështi apo mishi, zgjedhja ideale do të ishte në pjesën pranë ngrirjes. Në këtë mënyrë ka më pak rrezik që në këto produkte të rriten bakteret e dëmshme, që mund t’i bëjnë këto ushqime të rrezikshme për t’u konsumuar.

Qumështi duhet të mbahet mundësisht në një shishe qelqi të mbyllur, sepse ai ka tendencë të marrë aromat e ushqimeve të tjera. Normalisht është e preferueshme që qumështi të konsumohet i freskët, brenda datës së skadencës.

Ndërsa kosi duhet të ruhet në një zonë jo shumë të ftohtë dhe po ashtu si qumështi ai duhet të mbahet në një enë të mbyllur, shkruan shekulli. Ndërsa djathërat duhet të ruhen në enë të posaçme, të mbështjellë me letër plastike ose alumini. Mirë do të ishte që para se t’i konsumoni, t’i nxirrnit jashtë nga frigoriferi për gjysmë ore, për t’i shijuar më mirë, larg temperaturave të ftohta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here