Kohët e fundit për shkak të rritjes së çmimit të biletës është “rritur” edhe cilësia në urbanet e kryeqytetit. Për shkak të cilësisë që është shumë e lartë, qytetarë të shumtë zgjedhin këtë mjet për të lëvizur. Kultura e të lëvizurit me urban është shtuar shumë dhe për këtë shkak krijohen radhë të gjata, për qytetarët të cilët dëshirojnë të lëvizin me këto mjete. Fotoja është shkrepur afër qendrës së Tiranës, edhe pse njerëzit janë larg përsëri në fytyrat e tyre duket një gëzim i madh kur shohin që pranë tyre kalojnë urbanët. Tani të gjithë shpresojnë që të gjejnë një vend në urbane, sepse cilësia “e lartë” të bën që kesh dëshirë të lëvizësh me mjetet e transportit publik. Megjithëse se shumë njerëz presin për urbanin, përsëri vonesat janë të shumta dhe ky shqetësim ka disa ditë që është prezent në Tiranë. Por cilësia “e lartë” bën që qytetarët të mos ngrenë zërin për një problem të “vogël” si vonesa, sepse pritja e tyre do të shpërblehet kur të hipin në urbanet me kushtet “më të mira në Evropë”.