Zbardhen përgjimet, çfarë plane kishin ‘katër terroristët e Shkodrës’

0
222

Katër personat e arrestuar në Shkodër me akuzën e terrorizmit, dyshohet se vec ndeshjes Shqipëri-Izrael, kishin për qëllim të kryenin akte që do cënonin sigurinë e burgut 302 në Tiranë ku mbahen nëntë të dënuarit më parë për rekrutimet e shtetasve e besimtarëve në Shqipëri ne drejtim të Sirisë, mëson “Panorama”.

Nga përgjimet që u janë bërë të dyshuarve është arritur të krijohen dyshime për dy plane të tyre ku drejtimin e skenareve e kishin pesë të arrestuarit nga Kosova.

Plani i parë fliste për shpërthime jashtë stadiumit të Shkodrës shoqëruar me sulme me armë brenda stadiumit.

Plani i dytë fliste për një cënim të sigurisë së burgut 302 ku të dyshuarit flisnin për hakmarrje për dënimin e vëllezërve të tyre nga gjykata, shkruan “Panorama”.

Detaje të tjera nuk dihen por mësohet se burgu 302 është vendosur në masa të shtuara sigurie që prej kohës kur shtetasit në fjalë ishin në hetim.

Xhezair Fishti dhe Medat Hasani, ishin personat që bënin lidhjen mes grupit në Shqipëri dhe mbështetësve në Kosovë dhe Maqedoni.

Në Shqipëri personat më aktivë dhe organizatorë kanë qenë shtetasit Ergys Faslija e Bekim Protopapa.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here