Nga Charles Gave
Për dekada, në të gjithë botën por veçanërisht në Europë, nocioni i kombit Sovran është sulmuar ashpër. Drejtues të sulmit kanë qenë burokratët ndërkombëtarë dhe një klikë ekonomistësh në kategorinë e atyre që unë i kam quajtur Davos Man, ku të gjithë këta janë avokatë mbrotjës të asaj që në anglisht quhet crony capitalism, kapitalizmit me mik. (crony capitalism: Është një term i përdorur për të përshkruar një ekonomi në të cilën suksesi në biznes varet nga lidhjet e ngushta mes njerëzve të biznesit me zyrtarët e qeverisë. Mund të demonstrohet si favorizim në shpërndarjen e lejeve, granteve qeveritare, ulje speciale të taksave, apo forma të tjera të ndëryrhjes së shtetit për favorizim.)
Deri në këtë vit, sulmet e tyre kanë funksionuar për mrekulli për ta. Por nuk është aspak befasi, që veprimet e tyrë kanë ndikuar negativisht te njërëzit e thjeshtë, të varfërit “idiotë”. Problemi, siç e ka shprehur Papa Gjon Pali II afërsisht 40 vitë më parë, është se “liria individuale” mund të ushtrohet vetëm në një demokraci që vepron në një shtet Sovran. Dhe si një Polak, ai qartësisht ja kishte idenë se për atë cfarë fliste. Gjatë viteve të fundit kam vështruar me alarmim në rritje se si eksponentët e këtij rendi të ri ndërkombëtar kanë tentuar jo vetëm për të shkatërruar atë “dëshirë për të jetuar sëbashku” e cila siç Ernest Renan ka thënë, kushtëzon esencën e një kombi, por edhe kanë ndërhyrë te përqindjet e interesave, përqindjet e këmbimeve monetare dhe te tregëtia ndërkombëtare – te ingranazhet që mundësojnë kapitalizmin të funksionojë.
Pra këta Davos Man kanë pasur jo vetëm qëllim për të shkatërruar kombet tona, por ata kanë shkatërruar edhe standartet tona të jetesës. Me sa duket kjo për shkak se përpjekjet e tyre për të shkatërruar sovranitetin lokal nuk kanë mundësuar krijimin e rritjes më të shpejtë. Me sa duket ata kanë arsyetuar se nëse shkatërrimi i sovranitetit nuk funksionon, atëherë shkatërrimi i asaj që është shprehja financiare e sovranitetit – monedha kombëtare – do të kishte më shumë sukses. Në mënyrë të pashmangshme, nën ndikimin e kësaj mënyre menaxhimi të drejtuar nga ta, ekonomia botërore ka shkuar nga keq në shumë keq.
Pasoja është “surpriza” – të paktën surprizë për Davos Man – zgjedhja e Donald Trump si President i Shteteve të Bashkuara, një rezultat që ka implikime të rëndësishme jo vetëm për SHBA, por edhe për projektet e mëdha të ndjekura nga Davos Man kudo nëpër botë. “We the People” janë në proces për të marrë mbrapsht sovranitetin e tyre, e po i çojnë lajm teknokratëve se i kanë pushuar nga puna. Fillimisht Brexit, tani Trump, me pas Italia, me shumë mundësi të njëtën rrugë do ndjekin së shpejti dhe Hollanda e Franca.
Problemi është se për rimëkëmbjen e këtyre sovraniteteve do të duhet nevojshmërisht të shkatërrohen këto struktura sovrane fallco, le ti quajmë sovranitete uzurpatore, të vendosura nga Davos Man në përpjekjet e tyre për të krijuar një rend të ri botëror. Askund si në kontinentin Evropian ky uzurpim nuk ka shkuar kaq në ekstrem. Kështu, momenti kur një komb Europian, i vjetër dhe krenar si Italia, Franca, Hollanda apo Gjermania të vendosi të rimëkëmbi sovranitetin e vetes që të menaxhojë të ardhmen e tij sërisht në mënyrë demokratike, do sjellë të pashmangshmin shkatërrim të asaj monstre financiare të stilit të Frankenshtajn, euro-n.
Fitorja e zgjedhjeve nga Trump është një indikator i qartë se shumica e njerëzve nuk janë të interesuar për një qeveri globale, por duan të rikthehen në një model klasik, të demokracisë lokale. Aq sa e çuditshme mund ti duket Davos Man, shumë njerëz priren ta dashurojnë atdheun, tokën e të parëve të tyre. Në aspektin financiar, kjo do të thotë se çdo monedhë që nuk është mbështetur nga një komb është një fiksion teknokrat, dhe nuk ka asnjë vlerë.
Nga ana tjetër kjo nënkupton se paqëndrueshmëria historike e çmimit të aseteve të shprehura në monedhë të tillë nuk mundëson asnjë informacion në lidhje me rreziqet e drejtuara te mbajtësit e borxhit në atë monedhë. Ka ardhur koha që të kuptojnë se në Evropë mbajtja e një portofoli të paqëndrueshëm të aksioneve të cilësisë së lartë të cilat nuk kanë asnjë lidhje me qeveritë vendore, do të jetë shumë më pak e rrezikshme, se mbajtja e një portofoli të larmishëm me paqëndrueshmëri të ulët e bonove sovrane në euro. Kjo vlen edhe për Gjermaninë, sepse Gjermania mban afër 1trn € në asete të lëshuara nga vende që mund të shlyejne në maksimum vetëm 50% të borxhit të tyre.
Gjermania ka qenë e angazhuar si tregëtar me forma jo shumë të shëndetshme financimi, shkëmbimi të makinave dhe veglave të makinës për letër, dhe monedha është gati për tu thyer. Kështu, nëse unë do të isha një menaxher portofoli dhe nëse do të kisha për të menaxhuar një portofol Europe-only, do të vendosja të mbaja një sasi të madhe cash-i, pjesa më e madhe në pound Britanik dhe pjesën tjetër në krona Suedeze, asnjë bono të euro zonës, dhe të gjitha pjesët e tjera të kapitalit do ti vendosja në aksionet e kompanive qe operojnë në atë çfarë unë më parë kam quajtur “Sektorët jo-komunist” të ekonomisë.
Me këtë dua të them sektorët e tregut të lirë, në vend të atyre të ndërthurura ekstremisht me qeverinë, sepse është e kotë të themi se kurthet e vlerës më të mëdha do të jenë në hapësirën e kompanive të sektorit komunist. Personalisht mendoj se lajmet po bëhen gjithnjë e më të mirë për aq kohë sa Davos Man pësojnë dështim pas dështimi.
Aktualisht, muri i dytë i Berlinit, i ngritur me ngut nga ata që kurrë nuk pranuan konkluzionet logjike për rënien e të parit – përfshirë edhe llogjikën se tekonkracia nuk funksionon – po thërrmohet. Edhe me një tjetër përpjekje, do të gjendemi sërisht në një botë ku çmimin e përcakton tregu. Dhe atëherë ne do të gëzojmë bull market/tregun më të shëndoshë të parë ndonjëherë. Asnjëherë nuk jam ndjerë kaq optimist.
(Bull Market: Një treg ku vlera e aksioneve po rritet, blerësit ndihen të motivuar për të blerë.)
(Value Trap/Kurth vlere: Kur vlerat e aksioneve bien, per shkak te renies se fitimeve, zhvleresimit te monedhes)
*(Davos Man/Woman: “Davos Man” është një neologjizëm i cili i referohet elitës globale të burrave të pasur, anëtarët e së cilës e shohin veten si tërësisht “internacional”. Sipas investopedas, ky term i referohet anëtarëve të World Econonomic Forum, një grupim i liderave më të lartë të të gjitha formave të tregëtisë në të gjithë botën. Është i ngjashëm me termin Mjeshtra të Universit që u atribuohet finanzierëve me influencë të Wall Street.
Lexo më shumë : këtu