Familja e re presidenciale dhe 5 fëmijët e Donald Trump (Foto)

0
334

Donald Trump mbajti fjalimin e tij të fitores në një hotel në New York i rrethuar nga gruaja dhe familja  e tij e madhe. Por kush është  familja presidenciale e Shteteve të Bashkuara?

Barron Trump është fëmija i vetëm nga martesa e tanishme e Donald me Melania. Edhe pse ai ka bërë paraqitje të shkurtra në fillim të fushatës, 10-vjeçari shoqëroi të atin në fjalimin e fitores.

Image

Ivanka Trump është ndoshta më e njohura nga fëmijët e Donald Trump, vajza e vetme e martesës së tij me Ivanën, gruaja e tij e parë. Nga një modele në vitet e hershme ajo tani është zëvendës-presidentja e Korporatës “Trump”.

Image

Tiffany Trump është vajza e Donald Trump me gruas së dytë Marla Maples, një ish-aktore. Ajo është një përdoruese e madhe e Twitter dhe Instagram, ku përshkruan pafundësisht jetën luksoze.

Image

Donald Trump Jr është djali i madh Donald Trump  nga martesa e tij e parë me Ivana. Tani nënkryetar ekzekutiv i Korporatës “ Trump”.

Image

Eric Trump është fëmija i tretë i martesës së  zotit Trump me Ivana. Ashtu si vëllezërit e motrat e tij, ai është gjithashtu  zëvendës-president i Korporatës “Trump. “Ai është president i “Verës Trump” në Virxhinia dhe mbikëqyr klubet e golfit.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here