Fitorja presidenciale e Donald Trump ka shkaktuar protesta në të gjithë Amerikën me disa demonstrues që i kanë vënë zjarrin koshave të plehrave, kanë thyer xhama dhe kanë djegur flamurin amerikan.
Mbështetësit e kandidatëve rivalë janë përplasur me njëri-tjetrin jashtë Shtëpisë së Bardhë ndërsa amerikanët u zgjuan të surprizuar nga fitorja e Trump pas fushatës më përçarëse presidenciale në historinë e SHBA-së.
Ndërkohë, qindra njerëz në kampuset e kolegjeve në Kaliforni dhe Oregon marshuan kundër zgjehdjet së republikanit në orët e para të mëngjesit.
Policia tha se të paktën 500 persona vërshuan në rrugë, disa prej tyre që bërtisnin kundër Trump.