Ndeshja me Izraelin/ Dosja sekrete- MOSSAD informoi se ka dyshime për ‘bombë’ në stadium

0
228

Arrestimi i katër personave të dyshuar për terrorizëm në Shkodër javën e kaluar është bërë pas sinjalizimeve për përgatitjen e incidenteve të dhunshme gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael, e cila mbahet më 12 nëntor 2016 në Shkodër. Burime të Prokurorisë i kanë thënë gazetës “Panorama” se thelbi i dosjes që çoi në arrestimin e shtetasve Ergys Fasllia (berber), Bekim Protopapa (mjek), Xhezair Fishti dhe Medat Hasani, të gjithë besimtarë myslimanë, ka qenë një raport i mbërritur nga shërbimi Sekret Izraelit, Mossad.

Mësohet se ky shërbim kishte vënë në dijeni me anë të informacionit shkresor Shërbimin Sekret Shqiptar në lidhje me “disa përpjekje që individë të caktuar po bënin për sigurimin e lëndëve plasëse që do të tentohej të futeshin në stadiumin e qytetit të Shkodrës”. Informacioni i ardhur nga jashtë mësohet se ka të dhëna konkrete për llojin e lëndës që do tentohej të përdorej për prishjen e rendit gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael, por hetuesit nuk pranojnë të japin hollësi.

Po kështu, burimet e hetimit nuk pranuan ta konfirmojnë zyrtarisht lajmin, por nuk e mohuan atë duke pranuar se dosja ndaj katër të arrestuarve, “ka prova të ardhura nga jashtë vendit, por të njohura e të vlerësuara në rrugë proceduriale nga prokuroria e krimeve të rënda”. Me kërkesë nga kjo e fundit, çështja po mbahet në sekret të plotë, ndërsa edhe policia ishte porositur të mos bënte publike identitetet e plota të personave të arrestuar.

Ata, sipas hetimit, kishin lidhje me grupin prej 7 personash të arrestuar në Kosovë të shtunën e javës që shkoi, për të cilët është thënë se “po ndërmerrnin veprime përgatitore për kryerje sulmesh”.

Informacioni i Mossad

Mossad duket se është angazhuar në këtë çështje me qëllim sigurimin e paprekshmërisë fizike të skuadrës kombëtare të Izraelit gjatë udhëtimit në Shqipëri dhe zhvillimit të ndeshjes së vlefshme për Botërorin 2018. Jo zyrtarisht, burimet e Prokurorisë thanë se informacioni i përcjellë nga Shërbimi sekret izraelit është verifikuar e konfirmuar brenda pak ditësh nga strukturat e sigurisë në Shqipëri se kanë vënë menjëherë në dijeni Prokurorinë duke kërkuar autorizimet e nevojshme me qëllim kryerjen e veprimeve hetimore të vëzhgimit të personave të dyshuar.

Sipas burimeve të organit të akuzës, vëzhgimi disa ditor në Shkodër konfirmoi informacionin e ardhur nga jashtë duke sjellë kështu edhe arrestimin e katër personave të dyshuar. Ata ishin të skeduar edhe më parë për aktivitetin e tyre, pasi ishin filmuar teksa merrnin pjesë në procesin gjyqësor ndaj grupit të 9 xhihadistëve të akuzuar për rekrutimet në Siri.

Po sipas akuzës, Ergys Fasllia dhe Bekim Protopapa kanë qenë frekuentues të xhamisë në Unazën e Re në Tiranë dhe aktivë në thirrjet fetare të bëra brend a Gjykatës së Krimeve të Rënda gjatë procesit ndaj imamëve të vetëshpallur Genci Balla dhe Byjar Hysa, të akuzuar se me shtatë pasues, kanë rekrutuar më se 70 shtetas shqiptarë që kanë shkuar në Siri për pjesëmarrje në luftime të armatosura./panoramasport

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here