Zgjedhjet për kryetarin/ Vasili voton në selinë qendrore të LSI: Standardi një anëtar një votë

0
168

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka votuar rreth orës 09:00 në selinë qendrore të Partisë, duke theksuar se procesi i votimit po ecën shumë mirë në të gjithë vendin.

Vasili: Procesi i votimit po ecën në mënyrë të shkëlqyer në tërë territorin e vendit. Jam shumë i lumtur që sapo përfundova procesin e votimit. Jam shumë i lumtur që pas 12 vjetësh nga themelimi i LSI-së, standardi i vendosur për herë të parë në atë kohë për të zgjedhur me principin një anëtar një votë, vazhdon të mbetet një princip i pandryshuar dhe shumë i shëndetshëm brenda LSI-së. Sigurisht ky është një moment për të ftuar të gjithë anëtarët e LSI-së që të vazhdojnë me intensitet të lartë ku masivisht po u drejtohen qendrave të votimit, jo vetëm për të zgjedhur kryetarin e LSI-së dhe forumet e saj, por për të shprehur atë mendim shumë të gjallë politik dhe intensiv që u shpreh gjatë fushatës, që i ka bërë mirë jo vetëm LSI-së por edhe shoqërisë shqiptare, qoftë në drejtim të hapjes, qoftë edhe për krijimit të hapësirave të mendimit intelektual. Shqipëria mund të bëhet më e mirë vetëm në qoftë se ky mendim thuhet lirshëm.

Vasili tha se në këto zgjedhje, kryesia ka vendosur që të konkurrohet me lista të ndara.

Vasili: Siç e keni vënë re, në këto zgjedhje kemi konkurruar me lista të ndara, ku kuotat e respektimit për Lëvizjen Rinore për Integrim, për Lëvizjen e Gruas për Integrim, janë saktësisht nga 1/3-ta e integrimit duke krijuar një baraspeshë të të gjithë faktorëve, qoftë atij gjinor, qoftë atij rinor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here