Tish Daija, kompozitori i baletit të parë Shqiptar, autor i qindra krijimeve muzikore është nderuar me dekoratën “Nderi i Kombit”, pas vdekjes nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.
Dekorata vjen në në 90 vjetorin e lindjes së artistit të popullit, akademikut dhe ish drejtuesit të historik i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore.
Në motivacionin e dekoratës kreu i shtetit vlerëson se Tish Daija “me krijimtarinë e tij ndër vite popullarizoi vlerat e artit muzikor dhe të kulturës shqiptare në përgjithësi”
Ndërkohë me rastin e 90 vjetorit te lindjes të kompozitorit në Universitetin e Arteve u mbajt një koncert simfonik
Eventi riktheu në një skenë shqiptare violinisten Suela Piciri e cila prej vitesh është bërë pjesë e orkestrës prestigjioze të la Scalas.
Së bashku me Simonide Branconin, artistët sollën pjesë nga kompozitori Max Bruch.
Tish Daija, u nda nga jeta më 3 Tetor të 2004 në moshën 78-vjeçare