Përsëritet Historia/ Edhe vëllai i aktivistit të VV-së u vetvra para dy vitesh

0
204

Aktivisti Vetëvendosje, Astrit Dehari, i cili po mbahej prej 68 ditësh në paraburgim, dyshohet se ka kryer vetëvrasje sot në burgun e Prizrenit. Një vdekje gati te ngeshme e pati bërë dy vite me parë edhe vëllai i tij Arbnor Dehari, duke u hedhur nga kati i gjashtë i një ndërtese në Prishtinë. Arbnori ishte sekretar Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje.

Astrit Dehari, i cili vdiq sot në Prizren, ishte arrestuar nga Policia e Kosovës më 30 gusht të këtij viti, nën akuzën se ka qenë i përfshirë në sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës. Sulmi ndaj Kuvendit të Kosovës kishte ndodhur më 4 gusht.

Ai dyshohet se ka kryer vetëvrasje në burgun e Prizrenit, ku po dyshohet se ka konsumuar barna dhe rrugës për spital ka ndërruar jetë.

Një ditë më parë, Lëvizja Vetëvendosje mbajti një aksion simbolik pranë burgut të Prizrenit, aty ku sipas tyre padrejtësisht po mbahej, për 67 ditë Astrit Dehari. Ata kërkuan lirimin e aktivistit të lëvizjes së tyre.

Familja Dehari është kthyer për të jetuar në Kosovë nga Zvicra me 1999, e kryefamiljari Avni Dehari është veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, poet dhe ish-kryeredaktor në “Zëri i Kosovës”.

Arbënori, në një dokumetar në vitin 2010,  thoshte se dallimi në mes të jetës në Zvicër është shumë i madh.

“Dallimi në mes të jetës në Zvicër është shumë i madh, nëse dëshirojmë ta bëjmë krahasimin në aspektin e kushteve të jetesës, por nëse ne të rinjtë nuk punojmë këtu për të ndërtuar shtetin, kush duhet ta bëjë”, ishte shprehur ndër të tjera në këtë dokumentar, Arbënor Dehari.Edhe vëllai i tij, Astriti, tashmë i ndjerë, ishte shprehur se nuk mund të paramendojë të jetojë në Zvicër, përveç në vizitë apo për pushime që thotë se mund ti kalonte atje./expres

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here