Mjedisi jo i favorshëm, paraja fluturon jashtë vendit

0
181

 

Ekspertët thonë se kërkesa e dobët për kredi po i shtyn bankat shqiptare të kreditojnë bizneset jashtë vendit. “Kërkesa dhe projektet e mëdha janë të stopuara. Biznesi i madh ndodhet në vështirësi, marrëdhëniet me bankën janë të stopuara. Në këto kushte bankat kërkojnë tregje të reja dhe mundësi të reja përfitimi”, deklaron Spiro Brumbulli, sekretar i Shoqatës së Bankave. “Bankat kanë likuiditet në valutë, të cilin duhet ta përdorin. Kjo është një alternativë që në kushtet e sistemit bankar shqiptar konsiderohet alternativë e vlefshme”, thotë Klodi Shehi, drejtor i stabilitetit financiar në BSH.

Në shtator, kredia që bankat shqiptare kanë dhënë për bankat ose bizneset e huaja arriti në 93.7 miliardë lekë. Kjo është sa 17.2 për qind e totalit të kredisë në Shqipëri. “Një shifër prej 94 miliardë lekë nuk përbën ndonjë shqetësim në kuadrin e përgjithshëm makro, ose në raport me kapitalin që bankat kanë. Por do të ishte më mirë që nëse ka kërkesë të brendshme këto para të drejtoheshin tek kjo kërkesë”, vlerëson Brumbulli.  Megjithatë, Banka e Shqipërisë preferon të jetë e kujdesshme duke e mbikëqyrur nga afër fenomenin. “Që nga mënyra se si këto kredi jepen, analiza se si jepen, si kredia monitorohet e me radhë”, nënvizon Shehu.  Por a e penalizon dalja e kapitalit jashtë kreditimin e ekonomisë së brendshme? Për Bankën e Shqipërisë, jo.  “Në kushtet kur kemi raport shumë të ulët kredi përmbi depozitë; pra, ka fonde të lira që nuk janë investuar në kredi, ajo mund të kreditohet për rezidentët dhe ekonominë e brendshme”, thotë Shehu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here