Edhe pas ditë nga ndajnë kur Amerika do të votojë për Presidentin e ardhshëm, ku gara e ngushtë mes kandidatit republikan Donald Trump dhe demokrates Hillary Clinton, ka veshur me enigma rezultatin.
Por kjo garë nuk ka qenë e as nuk është e qetë, e nuk ka si të jetë. Së fundi, një hartë e publikuar në mediet ndërkombëtare, në lidhje me Donald, ku deklaratat e tij për një sërë çështjesh globale si emigrantët, myslimanët, etj, janë shoqëruar me debate të zjarrta.
Megjithatë, ai do të mbahet mend edhe si kandidati që ka lëshuar një sërë fjalësh urrejtjeje gjatë fushatës elektorale.
“New York Times” ka mbledhur një sërë prej tyre, veçanërisht ndaj meksikanëve, që siç thuhet, janë të denja për enciklopedi.
Sipas artikullit të publikuar nga “Independent”, për Shqipërinë, Trump nuk ka ndonjë ofendim të drejtpërdrejtë, por lidhet me deklaratat e tij kundër vendeve myslimane dhe ndalimin e emigrantëve nga këto vende.