Berisha tregon çfarë i tha miku i rëndësishëm për librin e Ramës, Braçes: Shko merru me kanabis o kryekanabist

0
205

Ish-kryeministri Sali Berisha tregoi sot në fjalën e tij në parlament bisedën me një mikun e tij të rëndësishëm.Sipas Berishës kryeministri Rama i kishte dhuruar mikut të tij një libër me piktura ku sipas ish-kryeministrit miku i tij i kishte thënë se dukej se është i sëmurë psiqik dhe për këtë bisedë tregon se kishte dëshmitarë.Ndërkohë, i drejtohet deputetit socialist Pandeli Majko duke i thënë të mos qeshë me të por me largimin e Blushit nga PS.“Dua të vlerësoj zotin kanabist për përgënjeshtrimin ëe i bëri krykanabistit. Vasilika aty ishe ti kur tha që do ulet borxhi 70% dhe vetëm dy javë më vonë ky thotë se do të ulet 71%, jeni bërë qesharakë.Po tregohni injorancë totale. Mendon se me zhgarravinat e tij do ti mbushë mendjen të tjerëve.Takova një mikun tim që kryeministri i kishte dhuruar librin me zhgarravina dhe më tha se aty dukej se është i sëmurë psiqik.Isha me dëshmitarë në këtë takim.Pandeli mos buzëqesh me fjalët e mia, buzëqesh me largimin e Blushit. Priti ai tjetri priti dhe doli anash, kurse ty do të të vijë PS-ja.Ka ekzistuar 4 vite me radhë, shko merru me kanabis Braçe, kanabist.Përsa I përket fondit, mos luani me fondin sepse largiimi I fondit në një kohë kur borxhi është 74%, largimi I fondit është dështimi më I madh.O I lehtë në mendje, në 2013 unë thash me fakte se ai ishte buxheti më I madh. Jeni e vetmja ekonomi me difiçit buxhetor minimal dhe sbëni dot asgjë” tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here