“Rimartesa djathtas”/PD fton Metën: E ka derën hapur…

0
250

Debati i lindur mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim mbi të ardhmen e kësaj të fundit në koalicionin e majtë, pas deklarates së kryeministrit Rama se “LSI mund të rimartohet djathtas”, ka shtuar shpresat e Partisë Demokratike se Ilir Meta mund të zgjedhë opozitën.

Por edhe Partia Demokratike ashtu si kryeministri, i kërkoi Metës të zgjedhë.

Duke i lënë LSI –së derën e hapur, Partia Demokratike thotë se do të nisë protestat dhe nuk përjashton mundësinë e bojkotit të parlamentit, nisur edhe nga rezultati i zgjedhjeve në Dibër, që sipas saj u deformua nga blerja e votës.

Pranimin e disa prej kërkesave të opozitës për reformën elektorale një ditë më parë nga bashkëkryetari i Komisionit të reformës zgjedhore, Paloka i quan lojë të kryeministrit për të penguar aksionin e opozitës.

Për Partinë Demokratike pa dekriminalzimin dhe largimin e Kryeministrit Rama nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme./klan

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here