Debati pët tenderin/ Beqaj: Check up-i shpëtoi jetë, Vokshi: Keni nxjerrë edhe burrat shtatzënë

0
152

Mbledhja e Komisionit të Shëndetësisë, ku ishte i pranishëm edhe ministri Ilir Beqaj, u karakterizua nga debate të ashpra, pasi kryetarja e komisionit Albana Vokshi përsëriti akuzat për abuzim me tenderin për Check-up-in.

Ministri Ilir Beqaj theksoi se për një vit e gjysmë nga kontrollet falas në institucionet shëndetësore u shpëtuan rreth 10 mijë jetë. Por deputetja demokrate Albana Vokshi tha se check-up-i rezultoi një dështim.

PJESE NGA DEBATET

Beqaj: Radha për të bërë një koronarografi ishte 2 muaj, sot është 3 javë. sot përballim detyrimin që kemi ndaj jetës së qytetarit duke shërbyer 24 orë në 7 ditë në urgjencën kardiake.

Vokshi: I keni përcjellë tek privati dhe janë zhytur në borxhe, kanë marrë kredi. Dhe as i keni rimbursuar asgjë.

Beqaj: Kemi parashikuar fonde për 550 mijë kontrolle. Deri tani kemi një shkallë pjesëmarrje deri 37%. Me gjithë sulmin e pakuptimtë dhe të paprinciptë që opozita ka bërë shqiptarët e kanë pranuar masivisht këtë program. Zgjerimi i grupmoshës i jep të drejtën 1 milionë e 260 mijë qytetarëve shqiptare për të gëzuar këtë shërbim.

Vokshi: Sa qytetarë kanë bërë check-up në 2015-ën? Ma shpjegoni aritmetikën tuaj, sa kanë bërë, sa më shumë i keni dhënë koncesion.

Beqaj: Pyetjeve provokuese, shpjego korrupsionin, nuk u përgjigjem. Për një vit e gjysmë janë 10 mijë jetë njerëzish të shpëtuara.

Klodjana Spahiu-Vokshit: Ka mundësi të më japësh fjalën se i ke kaluar të gjitha caqet. Shko në prokuRori, dërgoje atje informacionin.

Vokshi: Rri e qetë kam shkuar dhe në prokurori. Duke bërë zhurmë nuk e mbulon dot këtë abuzim marramendës. Keni nxjerrë dhe burrat shtatzënë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here