Gjendet një grua e mbytur në Durrës, policia po heton për identifikimin e viktimës

0
268
Një grua është gjetur e mbytur në plazhin e Durrësit mbrëmjen e kaluar.
Burime të policisë thonë se ngjarja ndodhi rreth orës 22:12, në lagjen Nr.1 të këtij qyteti.
Identiteti i viktimës nuk dihet, ndërsa sipas policisë, ajo është rreth 50 – 55 vjeç, 1.60 centimetra e gjatë, me flokë pak të thinjura të kapura mbrapa koke dhe ka të veshur një palë pantallona të gjata ngjyrë blu dhe një bluzë të zezë me menge të gjata.
Efektivët e Durrësit, të cilët bënë të mundur nxjerrjen e trupit nga deti, shprehen se nga këqyrja e kufomës nuk janë evidentuar shenja dhune. Aktualisht, po punohet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here