Ylli ndërkombëtar i Pop-it mahnitet nga talenti shqiptar (Video)

Pak e njohin momentalisht talentin e tij, por gjithnjë e më shumë, Albert Stanaj po bën për vete personazhet më me influencë të tregut të showbiz-it botëror. Të mërkurën, Stanaj bëri debutimin e tij fantastik në një prej emisioneve më të famshëm amerikan, “Tonight Show with Jimmy Fallon”. Performanca e ndjerë e kantautorit me origjinë shqiptare u komplimentua jo vetëm nga publiku, por këtë herë, Alberti tërhoqi vëmendjen edhe të yllit të Pop-it, Justin Timberlake. I ftuar në të njëjtin program me Stanaj, Timberlake i dedikoi një status në Twitter atij që pritet të ketë shpërthimin e tij artistik në vazhdim.  “Ke një zë të çmendur. Më vjen mirë që u takuam” – shkroi J.T në foton e përbashkët me Stanaj, të shkrepur në prapaskenën e emisionit të Jimmy Fallon.

Në të shkuarën edhe Kim Kardashian ka shfaqur hapur pëlqimin për talentin shqiptar.

Ylli ndërkombëtar i Pop-it mahnitet nga talenti shqiptar (Video)

Parkim makinash apo kënd lojërash? (Foto)

Ylli ndërkombëtar i Pop-it mahnitet nga talenti shqiptar (Video)

Gabimet që s’duhet ti bëni kurrë nëse

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko