Strategjia e PD, Spaho: Bojkot, në fillim të dhjetorit nisim protestat

0
207

Partia Demokratike e ka të qartë aksionin saj opozitar, protesta popullore deri në bojkot përfundimtar të parlamentit.Në një intervistë për “Ora News”, nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho, tha se qeveria po krijon të gjitha instrument për manipulimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, ndaj largimi i kryeministri Edi Rama, me çdo mjet demokratik është domosdoshmëri.

Spaho: Nëse do të jetë e nevojshme për të braktisur Parlamentin për shkak se nuk po kryen funksionet për të cilat është ngritur, edhe Parlamentin duhet ta lëmë në mënyrë që t’i japim një mesazh edhe qytetarëve dhe atyre që interesohen për fatet e këtij vendi që situata është shumë e rëndë dhe po shkojmë në një rrugë pa kokë. 

Demokratët ende nuk kanë marr një vendim zyrtar dhe nuk kanë përcaktuar agjendë të saktë të aksionit, por pritet që protesta e parë të jetë në 8 dhjetor, Ditën e Rinisë.

Spaho: Janë përkujtimore të disa ngjarjeve të rëndësishme që lidhen me demokracinë, kështu që kur them shpejt kam parasysh këto data. Ndoshta edhe më shpejt në varësi nga zhvillimet politike.

Por a rrezikon që Partia Demokratike në kushtet e pamundësisë për të larguar qeverinë e majtë, të bojkotojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare?! Numri dy i kësaj force politike ka këtë përgjigje:

Spaho: Problemi nuk shtrohet që do hyjë apo nuk do hyjë në zgjedhje Partia Demokratike. Sfida për shoqërinë nuk është kjo. Sfida është: organizon zgjedhje të lira dhe të ndershme Edi Rama? Nuk organizon dot!

Spaho tha se qeveria i ka braktisur qytetarët ndërsa ka shkatërruar vendin, ndaj Protestat popullore dhe mundësia e bojkotit të parlamentit si instrument për largimin e kryeministri Edi Rama, janë aksione të cilat mbështetën jo vetëm nga grupi parlamentar, strukturat dhe aleatët, por dhe nga shoqëria civile.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here