Era korrupsion e Rilindjes/ Investigimi i Check up, si e favorizoi Rama Vilma Nushin

0
172

Pranimi nga qeveria shqiptare i dështimit me koncesionin e Check Up-it, i cili i kushton taksapaguesve shqiptarë plot 120 milionë euro, është vetëm faza e fundit e një historie të gjatë korruptimi. Në 12 tetor të këtij viti Këshilli i ministrave vendosi ta zgjerojë moshën e njerzwve që përfshin kjo nisëm, nga kufijtë 40-65 vjeç në ato 35-70 vjeç. Në fakt kjo përbënte një dëshmi të qartë të një shkeljeje. Sepse kompania fituese e “Marketing & Distribution” e cila është paguar për të kontrolluar rreth 475 mijë pacientë në vit nuk ka arritur ta bëjë këtë kontroll, megjithëse i ka marrë paratë për një gjë të tillë (lexo editorialin poshte/ Ide Lapsi.al).

Por pranimi indirekt i këtij abuzimi nuk është i vetmi.

Që kur filloi, kjo procedurë, që opozita e ka cilësuar si një dhuratë milionshe që Edi Rama i bën klientes së tij, biznesmenes Vilma Nushi, ka pasur plot hije dyshimi.

Ato fillojnë që me shpalljen e kësaj gare, që siç rrezulton sot, është bërë pa planifikim dhe pa idenë më të vogël se sa vetë do të kontrollohen falas. Numri 475 mijë qytetarë është vënë krejtësisht apriori.

Po të vazhdojmë më pas.

Gjithë procedura e ndjekur për këtë koncension me hije të forta skandali ka nisur pas një vendimi të marrë nga Këshilli i Ministrave në vitin 2014 për depistimin e popullsisë e veçanërisht kryerjen e kontrolleve falas për moshat nga 40 deri në 65 vjeç.

Në muajin prill 2014 të po këtij viti qeveria miratoi vendimin nr.185, “Për përcaktimin e mënyrës së realizimit të kontrollit mjekësor bazë për shtetasit e moshës 40 – 65 vjeç”.

Në gusht, Ministria e Shëndetësisë shpalli zyrtarisht njoftimin për koncensionin e “check-up” duke përcaktuar të gjitha kriteret që duhet të plotësonin kompanitë e interesuara për të marrë pjesë në këtë garë.

Një muaj më pas, pra më 11 shtator të vitit 2014 pranë Ministrisë së Shëndetësisë mbërrijnë oferta nga pesë kompani dhe bashkime kompanish, të cilat shprehin interes për të implementuar projektin e kontrollit shëndetësor falas. Por menjëherë tre prej tyre nxirren nga gara me argumentin e përhershëm : “për mungesë dokumentacioni”.

Kështu komisioni i koncensionit i kryesuar nga zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe me anëtarë Gazment Bejtja, Aurel Voda, Aleksandër Harxhi dhe Marsela Seriani lë në garë vetëm dy kompani.

Por, edhe këtu duket sikur nuk ka konkurencë dhe se pazari është mbyllur më parë mes Edi Ramës dhe Vilma Nushit.

Sepse shenjat tregojnë se bashkimi i firmave fituese kompanive “Marketing & Distribution” e “Trimed” ka qenë i sigurtë në fitore. Arsyeja e parë është se Vilma Nushi i ka bërë letrat vetëm pasi është siguruar se do të jetë fituese.

“Marketing & Distribution” është licencuar për laborator kimik e biokimik nga Qendra Kombëtare e Licencimit në datën 9 shtator 2014, pra vetëm dy ditë përpara mbarimit të afatit të dorëzimit të dokumenteve, kohë kjo e përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë në dokumentet standarde të tenderit.

Megjithëse ministri Ilir Beqja i pyetur në media theksoi se kjo nuk e ndalonte atë të ishte një kompani fituese, kjo manovër e orëve të fundit flet qartë për të gjithë ata që e njohin botën okulte të tenderave.

Dyshimi i dytë qëndron tek çmimi. Kur në garë mbetën vetëm kompania e Vilma Nushit dhe një bashkim kompanish i udhëhequr nga spitali Hygea në Tiranë, gara mes tyre u bë se kush do të ofronte çmimin më të ulët për çdo pacient që do të diagnostikonte.

Por edhe këtu, megjithëshe ofroi çmimin më të lartë “Marketing & Distribution” e fitoi garën. Në janar 2015 ajo firmosi me ministrinë e shëndetësisë kontratën për kontrollin shëndetësor falas të 475 mijë qytetarëve kundrejt një pagese perej 12 milionë euro në vit.

Ndërsa tani një vit e gjysëm më pas, kur ka rrezultaur se kjo shifër ka qenë e fryrë, Kryeministri Rama, ka firmosur një vendim qeverie për të shtuar brezin e moshës të atyre që do të bëjën Check Up. E gjitha kjo për të vazhduar ti japë asaj që opozita e quan si klienten e tij, po të njëjtën shumë parash prej 120 milionë eurosh (lexo shkrimin poshte Lajme Lapsi.al).

Pra pasi i ka pastruar konkurentët nga gara, pasi e ka shpallur fituese megjithëse nuk kishte eksperiencë mjeksore (por eksperiencë në tregtim alkooli dhe pijesh), megjithëse kishte çmim më të lartë, dhe megjithëse u rregjistrua për aktivitet laboratorik vetëm dy ditë para garës, shteti shqiptar i dha paketën prej 12 milionë eurosh në vit, Vilma Nushit. Hajde mos beso pastaj ata që thonë se këtu bie era korrupsion! (Lapsi.al)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here