Sekuestrohen 48 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, arrestohen dy persona

0
62

Policia greke ka sekuestruar 48 kilogramë marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Droga u kap në fshatin Protopapa në Janinë.

Policia ndaloi dy mjete, njëra shërbente për kontrollin e rrugës dhe tjetra ishte e ngarkuar me 48 kg e 850 gram marijuanë.

U arrestuan dy drejtuesit e mjeteve, 42 dhe 51 vjeç, me shtetësi shqiptare e kombësi greke.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here