Armë, drogë dhe municione, ja shqiptari që ngriti fermë droge në Itali

0
181

Policia italiane pati arrestuar dy muaj më parë një shqiptar nga Leskoviku, Seli Dajo 27 vjeç, pasi u kap me 70 kg kanabis në proces tharjeje në San Vito dei Normanni në Itali. Dajos iu sekuestruan edhe armë dhe municione, mes tyre edhe një  mitraloz i rëndë. Por shqiptari nuk e kishte për herë të parë këtë punë. Në vitin 2013, ai është kapur edhe në Shqipëri në një fermë droge në rrethinat e Ersekës. Pasi u dënua me burg, shqiptari u largua drejt Italisë ku vazhdoi që të merrej me të njëjtin biznes. Gjykata italiane ka hapur tashmë çështjen ndaj tij. Në banesën ku u gjet droga në Itali u gjetën edhe armët. Dajo tha se kishte kohë që nuk banonte në atë banesë, por shenjat e gishtave te armët e zjarrit e inkriminuan. Vetë Dajo gjatë arrestimit nuk bëri rezistencë. Ai madje, pasi u vu para fakteve, nisi të tregonte se si kishte mundur ta ngrinte fermën e kanabisit dhe se si ka mundur të hyjë në Itali me dokumente false./panorama

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here