Zhbëhet amnistia, borxhet do mblidhen me forcë

0
256

Nuk ka më shpresë për faljen e një pjese të rreth 1.1 miliardë dollarë detyrimeve të pas 2012-s, siç u tha në korrik, përkundrazi, ato do mblidhen me forcë.Çdo ditë që kalon propozimit të korrikut të financave për falje fiskale po i hiqet nga një element, duke e zhbërë pothuajse tërësisht atë. Ministri i financave Arben Ahmetaj ka qenë i prerë sot, pas pyetjeve të përsëritura të gazetarëve për faljen fiskale. “Nuk ka falje të detyrimeve”, ka përsëritur dy herë ai. “Nga viti 2010 deri ne 2014 do të ketë një lehtësi për ata që paguajnë detyrimin e plotë. Kush paguan detyrimet do të ketë një lehtësi në interesa dhe në gjoba, ndërsa ata që nuk e paguajnë do t’i mblidhet detyrimi me forcë me anë të gjithë instrumenteve”, tha sot Ahmetaj, që u shfaq i acaruar nga kjo pyetje që iu bë nga mediat pasi doli nga Komisioni i Ekonomisë, ku u diskutua për draftin e ri të procedurave tatimore, raporton Monitor.al.Drafti paraprak i faljes fiskale, propozuar në korrik me bujë të madhe nga financat, parashikonte faljen e plotë të detyrimeve deri në vitin 2011 dhe pas këtij viti do të falej 30% e detyrimit dhe gjobat e kamatë vonesat për ata që paguanin pjesën tjetër prej 70% të detyrimeve.Në shtator draft i faljes u la pezull, pas kundërshtimeve të FMN-së, e cila kërkoi me forcë që të fshiheshin vetëm ato detyrime që ishin të pamundura për t’u mbledhur dhe të bëhej maksimumi për të arkëtuar detyrimet e mbledhshme.Financat nuk kanë dalë ende me një draft të ri, por Ahmetaj ka zbuluar disa nga detajet, ku tashmë do të fshihen vetëm detyrimet deri në 2010-n , ndërsa nga 2010-2014 do ketë falje gjobash e kamatash për ata që shlyejnë detyrimin e plotë (jo falje 30% të detyrimit nëse paguan pjesën tjetër siç ishte në variantin e parë). Nuk është ende e qartë se çfarë do bëhet me gjobat masive që u vunë nga sistemi në qershor 2016. Ahmetaj ka thënë se do falen vetëm gjobat e vëna gabim për administratorët e vetëm, ndërsa në këtë perudhë morën gjoba dhe bizneset që kishin deklaruar punonjësit brenda ditës (sipas ligjit duhet ti kishin deklaruar 24 orë përpara), të nxitur nga vetë tatimorët gjatë perudhës së aksionit kundër informalitetit.Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, borxhi tatimor është 1.4 miliardë dollarë, nga i cili rreth 350 milionë dollarë i përkasin periudhës deri më 31 dhjetor 2011 (duhet të kemi parasysh që kjo periudhë ka pasur edhe falje të mëparshme). Pjesa tjetër, janë detyrimet e pas 1 janarit 2012.Tashmë nuk ka më shpresë për faljen e një pjese të rreth 1.1 miliardë dollarë detyrimeve të pas 2012-s, siç u tha në korrik, përkundrazi, ato do mblidhen me forcë.

/Monitor/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here