Goditet banda e trafikantëve shqiptarë, ja si bashkëpunonin me grekët

0
239
Policia greke thotë se ka zbardhur strukturën e një organizate kriminale, që trafikonte drogë dhe armë nga Shqipëria në Greqi.
Organizata vepronte në rajonin e Selanikut. Sipas policisë, organizata përbëhej nga katër shtetas grekë dhe katër shtetas shqiptarë. Pasi ka shqyrtuar ngjarjet e disa muajve më parë, të lidhura me njëra-tjetrën, Shërbimi i Antidrogës ka mundur vetëm ditët e fundit të identifikojë tërë pjesëtarët e organizatës dhe të dërgojë dosjet e tyre në prokurori.
Katër prej anëtarëve, që të gjithë shtetas grekë, ishin arrestuar në dy operacione të njëpasnjëshme, në muajin qershor.
Pas hetimeve, policia ka verifikuar lidhjet e tyre me drejtuesin e grupit, një shtetas shqiptar, i cili ishte arratisur nga qelitë e gjykatës së Selanikut në muajin maj.
Pas bashkëpunimit me policinë shqiptare, ky ishte arrestuar në Shqipëri, në muajin gusht. Bashkë me të ishte arrestuar edhe një bashkatdhetari i tij, gjithashtu pjesëtar i organizatës, sipas policisë, atyre iu ishin gjetur dhe sekuestruar 3 kallashnikovë, një pistoletë, 318 fishekë dhe 3,3 kg kanabis.
Në dosjen që u dërgua të hënën në prokurorinë e Selanikut, organizata akuzohet se ka futur në Greqi të paktën 48 kg kanabis, si dhe 1 kallashnikov dhe një granatë.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here