Kapet 520 kg kanabis në Tepelenë e Kurvelesh, arrestohet në flagrancë 34 vjeçari (Video)

Një sasi prej 520 kg kanabis janë sekuestruar nga policia nga dy operacione në Tepelenë dhe Kurvelesh.

Si rezultat i operacioneve në vendin e quajtur “Minierat e Gusmarit”, në Kurvelesh në një objekt të braktisur u kap ne flagrancë shtetasi Astrit Selmani, 34 vjeç, banues në Borsh,  Sarandë.

Nga kontrolli i ushtruar në këtë objekt u gjetën dhe u sekuestruan 30 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva e përpunuar dhe 180 kg lëndë narkotike në proces tharje.

Gjithashtu  nga operacioni i zhvilluar në fshatin Nivicë, në afërsi të rezervuarit, në dy kasolle u konstatuan bimë narkotike në proces tharje.

Nga kontrolli i ushtruar në këto dy kasolle u gjetën 310 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva në proces tharje si dhe bimë të kultivuara.

Bimët e kultivuara u asgjësuan në vend me anë të djegies.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autoreve.

kurvelesh

Kapet 520 kg kanabis në Tepelenë e Kurvelesh, arrestohet në flagrancë 34 vjeçari (Video)

Provokon të dashurin duke i çuar një

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko