Greqi/ Kapet 25 kg kokainë në kamionin me mish, arrestohen dy shqiptarë dhe dy grekë

0
206

Një sasi e konsiderueshme prej 25 kg kokainë është sekuestruar nga policia greke, duke çuar në pranga edhe disa persona.

Sipas policisë greke, lënda narkotike po transportohej me një kamion frigorifer i ngarkuar me mish për llogari të një kompanie të njohur.

Në mënyrë të veçantë, brenda mishit ishte fshehur lënda narkotike prej 25 kg kokainë.

Kamioni u zbulua në Patra pak orë më parë. Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia greke në rajonin e Korintit, si dhe dy shtetas grekë në Patra.

Aksioni i policisë po vazhdon për të zbuluar pjesëtarë të tjerë të rrjetit. Dy qytetarët grekë nga Kreta jetojnë në Athinë, ndërsa kryenin vizita të shpeshta në ishull.

Ata kanë udhëtuar edhe jashtë vendit me kamionë të kompanisë ku punonin. Ngarkesa e drogës sipas medieve greke kishte destinacion Italianë.

greke
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here