Një supermarket në qytetin e Gramshit është grabitur nga disa persona të maskuar e të armatosur. Burime nga policia thanë se është grabitur një pikë shumice në lagjen “Xhil Eliçi”.
Pronarët e dyqanit kanë treguar se u janë grabitur 25 milionë lekë të vjetra. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me këtë grabitje.
Kjo është grabitja e dytë brenda 3 ditësh që persona me maska kanë vendosur në shënjestër supermakete dhe dyqane, pasi 3 ditë më parë në Maliq të Korçës u grabit një tjetër market.