10 kg kokainë dhe 30.000 € të sekuestruara, arrestohen dy bosat shqiptarë të drogës në Itali

0
160

Kokaina vinte drejtpërdrejt nga Holanda në Valtrompia të Breshias, ku më pas trafikohej në gjithë Italinë.

Kjo ndodhte deri pak ditë më parë, kur efektivët e “Guardia di Finanza” kanë arrestuar dy shqiptarë, një prej tyre me banim në Concesio dhe tjetri në Spezia, raportojnë sot mediat lokale.

Dy shqiptarët identiteti i të cilëve nuk bëhet ditur, ishin organizatorët e trafikut të drogës, raporton “Corriere della Sera”.

Kokaina vinte në Itali me makinë, e fshehur në parakolp dhe në sediljet e pasme. Ky është rasti i veturës së ndaluar në 11 gusht në Valtrompia. Në një BMW me targa angleze, agjentët e “Guardia di Finanza” kanë gjetur 10 pako me kokainë me një peshë më shumë se 10 kg.

Shoferi i mjetit, “korrieri” i organizatës, një 41-vjeçar shqiptar, u arrestua në flagrancë.

Arrestimi i tij, ka vënë në lëvizje dy kokat e organizatës, të cilët u larguan nga Italia. Por arratia e tyre zgjati deri pak ditë më parë, pas kthimit në Itali, ku u ndaluan dhe arrestuan.

Gjatë kontrollit në banesat e dy shqiptarëve, 32 dhe 27-vjeç, efektivët gjetën dhe sekuestruan një sasi droge, para dhe disa celularë.

Konkretisht, në banesën në Concesio, ishin fshehur 300 gramë kokainë dhe më shumë se 30 mijë euro.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here