Tjetër lëvizje në qeveri, PDIU merr një post të ri drejtues

0
204

PDIU po forcon pozitat e saj në koalicionin qeverisës. Partia që përfaqëson edhe komunitetin çam në Shqipëri ka rritur përfaqësimin e saj në nivelin e lartë qeverisës, ku nesër pritet të marrë dhe një post zëvendës/ministri.

Burime zyrtare nga qeveria bëjnë të ditur për ‘BalkanWeb’ se zonja Vjollca Braho do të emërohet zv/ministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, një post në qeveri i hapur posaçërisht për PDIU-në.

Zonja Vjollca Braho pritet të lërë detyrën e saj në krye të Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor për të marrë postin e zv/ministres në institucionin e drejtuar nga Blendi Klosi. Përveç postit që mban në kujdesin shëndetësor, Braho është edhe nënkryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Vjollca Braho qëndron në krye të FSDKSH-së që prej dhjetorit të vitit 2015, ndërsa më parë ka drejtuar Institutin e Sigurimeve Shoqërore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here