Shukri Xhelili tërheq kërkesën për lirimin nga burgu

0
165

Shukri Xhelili, ish­kryebashkiaku i Dibrës, kërkoi në Gjykatën për Krimet e Rënda zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për arsye shëndetësore.

Por në seancën e sotme, është tërhequr nga kërkesa për lirimin nga burgu ku ndodhet pas arrestimit për videoskandalin që doli në media ku ai i kërkonte favore seksuale një vajze në këmbim të një vendi pune.

Në këto kushte, pas tërheqjes që shprehu avokati, gjykata pushoi procedimin. Sipas asaj që kishte shprehur më herët avokati i Xhelilit, problemet shëndetësore të klientit kërkojnë një ndihmë më të specializuar mjekësore dhe se vijimi i mbajtjes në izolim përkeqëson shëndetin e tij. Por sot duket se Shukriu është “penduar” dhe përmes avokatit të tij ka kërkuar tërheqjen nga kërkesa për zëvendësim të masës së sigurisë “arrest me burg”.

Aktualisht Xhelili është në qeli, edhe pse disa herë ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë, së fundi edhe me argumentimin se është i sëmurë dhe nuk e përballon dot.

Xhelili u arrestua në 13.05.2016, pasi në emisionin investigativ “Të paekspozuarit”, në televizionin “Ora Neës”, janë transmetuar disa pamje filmike, në të cilat shfaqet i pandehuri Shukri Xhelili, me detyrë Kryetar i Bashkisë Dibër, duke kërkuar në mënyrë të parregullt përfitime dhe favore seksuale në shkëmbim të emërimit dhe ngritjes në detyrë të punonjëses në Bashkinë Dibër, shtetases A.A.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here