Fakulteti Ekonomik ka 603 kuota të paplotësuara

0
161

Edhe pas fazës së dytë të regjistrimeve, në Fakultetin e Ekonomisë një ndër më të kërkuarit nga maturantët në vend, kanë mbetur sërish qindra vende bosh.

Fakulteti bën me dije se pas raundit të fundit të regjistrimeve, në datat 17 dhe 18 tetor, në Fakultetin e Ekonomisë kanë mbetur ende 603 kuota të paplotësuara, përkatësisht 182 në Degën Financë, 240 në Degën Administrim Biznes, 107 në Degën Informatikë Ekonomike dhe 74 në Degën Ekonomiks.

“Regjistrimi për raundin pasardhës fillon në datën 19.10.2016 ora 08:00 dhe përfundon në datën 20.10.2016 ora 19:00. Ju kujtojmë se nëse nuk regjistroheni në asnjë nga këto degë ku jeni shpallur fitues në datat 19-20 Tetor, humbisni të drejtën e regjistrimit në FEUT në fazën pasardhëse.

Gjithashtu, kujtojmë maturantët që aktualisht janë nën vijën e kuqe, të jenë të vëmendshëm për fazën pasardhëse, në datat 21 – 22 tetor.

Pas datës 22 tetor, regjistrimet do të vazhdojnë me faza 48 orëshe, në përputhje me udhëzimin përkatës të MAS”, sqaron Fakulteti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here