Brenda shtëpisë së frikshme të Drakulës, shihni çfarë ka (Foto)

0
236

A i preferoni pamjet drithëruese të “Halloween”-it? Nuk ju mjaftojnë filmat dhe shtëpitë e frikshme? Tani ka një atraksion të “ri fringo” për “Halloween”, që është hapur për kërkuesit e emocioneve dhe turistët e guximshëm që ndodhen kudo.

Për një natë të vetme, ju mund të qëndroni në kalanë e Kontit Drakula në Transilvani dhe të flini në një arkivol dhe kjo është e gjitha absolutisht falas.

Guida është njohësi më i thellë i vampirëve: Dacre Stoker dora vetë, nipi i Braham Stoker, autor i romanit “Drakula”.

Ai do t’ju drejtojë në skutat më të ethshme të kështjellës, ku fle personazhi i romanit më të famshëm horror. Shtrati i Drakulës, natyrisht, nuk është një krevat: është një varr i vendosur në një dhomë të errët me drita qirinjsh që mund të fiken nga një vampir që është aty, edhe pse nuk duket.

Dhe meqë, po hyni mysafir në shtëpinë e një vampiri, duhet të zbatoni rregullat e tij: Nuk ka hudhra me vete! Aq më pak stoli prej argjendi, që e dërrmojnë shpirtin e tij mizor. Le të mos flasim për simbole të shenjta.

Jeni ende kureshtarë të shkoni pa asnjë lloj mbrojtjeje në vendin më të rrezikshëm, në kështjellën më të frikshme në botë?

Airbnb po punon me Dacre Stoker, për të arreduar një natë “Halloween”-in që nuk do ta harroni kurrë.

Do të provoni eksperiencën e vërtetë, duke shkruar në një kalim sekret në katin e parë, shkallët e errëta dhe cepat e frikshme. Ai kalim ju çon në një dhomë ngrënieje të madhe, ku do të shijoni një vakt siç përshkruhet në libër. Ju mund t’i eksploroni të 57 dhomat e rezidencës, por kujdes nga “të ftuarit e papritur”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here