A po vjen fundi i dinastive të binomit VMRO-BDI?

0
199

Nga Mukebir Palloshi

Në zgjedhjet e fundit parlamentare VMRO dhe BDI dolën me një sukses befasisht të madh që ishte e pakuptueshme për logjikën e rrjedhave politike, posaqërisht kur dihej botërisht fakti që ata pas vete kishin shumë dështime, afera korruptive, katrahur ekonomike ,varfëri të skajshme të popullatës,raste të montuara politike (Sopoti,Brodeci, Harun Aliu,Monstra). Megjithate, krahas të gjitha këtyre dështimeve, ata përsëri duke përdorur një retorik të koordinuar mes veti me ngjyrë nacionaliste në prag të zgjedhjeve e posaqërisht në fushatë arritën që në ato zgjedhje të marrin fuqi aq të madhe politike. Mirëpo, sikur VMRO-ja, njëjtë edhe BDI-ja, ishin të vetëdijshëm që kjo agjendë nacionaliste nuk ju sjell edhe aq rezultate të pritura, kështuqë ata e shfrytëzuan “xhokerin” rezervë, gjegjësisht kercënimin e qytetarëve, blerjen e votave, si dhe vjedhjen e paskrupullt dhe ndryshimin e rezultateve zgjedhore në favor të agjendës së tyre për të vazhduar edhe më tej pushtetin e dhunshëm dhe antishqiptar. Me rezultatet e arritura në zgjedhjet e vitit 2014, binomi VMRO – BDI krijuan bindjen që I kanë kapur retë dhe në mënyrë të paskrupulltë vazhduan avazin apo këngën e vjetër, duke harruar se ai që fluturon shume lartë, rënien e ka edhe më të dhimbshme. Me të ashtuquajturat “bombat” e Zaevit dolën në shesh shumë gjëra, doli patriotizmi i rrejshëm I binomit VMRO – BDI,doli në shesh servilizmi i tmershëm i partnerit shqiptar ndaj atij maqedonas, dolën në shesh provizione maramendëse për individ dhe grupe të caktuara, u ndëgjuan edhe fjali si “futja-hedhja” e shumë e shumë raste që e zhveshën pushtetin.
Pas kesaj rrëmuje politike, binomi VMRO – BDI u munduan që gjithë këtë ta minimizojnë dhe ta defukusojnë vëmendjen e popullatës duke nxitë incidente ndëretnike, më mirë thënë duke nxitur incidente ndëretnike në Lagjen e Trimave në Kumanovë, incident i cili la pas vete shumë të vdekur, një lagje të tërë të shkatëruar dhe shumë enigma të pazgjedhura. Si rrjedhojë e gjithë kësaj krize, ndodhën Përzhino 1dhe 2, dhe si pasoj e kësaj zgjedhjet e 11 dhjetorit duken si të pa shmangshme dhe tani fillon përsëri lufta për pushtet, apo thënë më mirë lufta për mbijetes nga ana e partive që gjenden në pushtet. Në mitingun e mbrëmshëm të VMRO-së në Shkup në fjalimin e kryetarit të kësaj partie si asnjëherë më parë u vërejtë një fjalim i ftohtë, premtime të thata që as ai nuk i beson vetës së tij, ai përdori retorikë të njohur për opinionin (ngjajshëm me ate nga 2014). Poashtu u vërejtën fytyra të zbehura, me buzëqeshje ironike dhe “të shtëna qorre”, ku dukej qartë se ishin të vetëdijshëm se fundi i Dinastisë veqse ka filluar. Në anën tjetër, te partneri i tyre, BDI-ja, fillimi i fundit të dinastisë veçse është vërejtur më herët, duke filluar nga lufta e brendshme për pushtet brenda partiak e deri te skandalet e një pas njëshme që po i ndodhin në vazhdimësi këtij subjekti dhe kulminacioni i saj ishte Lagja e Trimave në Kumanovë.
Që po vjen fundi i dinastisë së BDI-së, po shihet shumë qartë, mjafton t’u hedhet një sy tubimeve partiake të tyre dhe gjithçka bëhet e qartë, në ato tubime vërehen shumë pak njerëz, bile edhe ato pak që janë, nuk janë si pasoj e dashurisë ndaj BDI-së, por janë funksionarë me familjarët e tyre të detyruar të marrin pjesë në tubimet e tilla. Këto tubime shfrytëzohen veçse sa për të siguruar ndonjë foto dhe me të cilat krijohet piar nëpër portalet qeveritare. Kësaj i thonë të bësh bajram me vetën, në këtë mobilizim fotosesik siç duket ka ndikuar mjaft Lëvizja BESA me protestën madhështore të 9 majit, ku shkaku i numrit aq të madh të protestuesve nuk kishte mundësi që me një foto të përmbledhen të gjithë. Kjo ishte protestë ku edhe analistët ishin unanim se ishte protesta më e madhe e shqiptarëve prej pavarësisë së Maqedonisë dhe numri i tyre ishte prej 25 deri 30 mij. Shihet qartë që po ju vjen fundi dinastive që gjenden në pushtet dhe povjen koha e njerëzve pa hipoteka, njerëzve që do të jenë në shërbim të çështjes shqiptare, njerëzve me BESË.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here